Kompania jonë Gemak Trade përmes Fondacionit Enver Maliqi vazhdon mbështetjen shumëvjeçare për KB Liria 77 Basket, duke forcuar përkushtimin tonë ndaj zhvillimit të rinisë dhe investimit në komunitet.
Kishim kënaqësinë të marrim pjesë dhe ta mbështesim festën përmbyllëse të klubit që u mbajt në Brick Eat, ku Presidentja e Fondacionit, Mevlude Maliqi, dhe Drejtoresha Nina Sherifovska nderuan përpjekjet e klubit me çmime dhe festuan së bashku me lojtarët, trajnerët dhe drejtuesit e klubit.
Mbështetja e sportistëve të rinj është më shumë se sponsorim, është një zotim për të ardhmen e komunitetit tonë.