Fondacioni “Enver Maliqi”, në bashkëpunim me Konsullatën e Nderit të Meksikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mbështeti projektin e pavarur teatror “Frida”, kushtuar jetës dhe artit të piktores së njohur meksikane Frida Kahlo.
Shfaqja, me tekst nga Dragana Levenska dhe regji nga Tamara Stojanoska, u realizua në bashkëpunim me Teatrin Dramatik të Shkupit. Premiera u mbajt më 19 tetor, ndërsa para-premiera më 18 tetor, në skenën e Teatrit Dramatik.
Përmes gjuhës teatrale, shfaqja sjell në pah gruan pas ikonës së njohur – jetën, dashuritë, sfidat personale dhe mënyrën se si ajo i shndërroi dhimbjen dhe përvojat jetësore në art.
Me mbështetjen e këtij projekti, Fondacioni vazhdon të kontribuojë në zhvillimin e kulturës dhe skenës së pavarur artistike.