Fondacioni Enver Maliqi dhuroi pako për nënat e vetme në Prishtinë, Kosovë

Mars 28, 2024
Фондацијата Енвер Малиќи донираше пакети за самохраните мајки во Приштина, Косово

Fondacioni Enver Maliqi po fillon misionin e tij humanitar në Prishtinë, Kosovë, ku aktualisht po e përqendron vëmendjen te nënat e vetme dhe fëmijët e tyre.
– Misioni ynë është i qartë – të ndihmojmë ata që kanë nevojë, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Në bashkëpunim me punonjësit tanë dhe shoqatën lokale që kujdeset për këto gra, siguruam pako të mbushura me ushqime, duke u dhënë mbështetje nënave të vetme dhe të guximshme të cilat çdo ditë përballen me sfidat e rritjes së fëmijëve të tyre vetë, thotë Nina Sherifovska, drejtoreshë e Fondacionit Enver Maliqi.
Nga fondacioni shtojnë se vlerat njerëzore nuk maten vetëm me fjalë, por pasqyrohen në mënyrën se si bëhen veprat e mira.
Këto familje tani janë të sigurta me mbështetjen tonë. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi së bashku me organizatën vendore, sepse jemi të vetëdijshëm që obligimi ynë nuk duhet të jetë vetëm një herë, por i vazhdueshëm. Aksioni erdhi në kohën e duhur, duke siguruar ushqim për fëmijët, veçanërisht në muajin e Ramazanit.
Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e këtij misioni të rëndësishëm. Çdo lloj kontributi ndryshon jetën.

Posted in ВЕСТИ